PSG e kualifikuar e ka mposhtur me rezultat bindës 5-0 Galatsarayn në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Golat për parisienët i shënuan Mauro Icardi (33’), Pablo Sarabia (35’), Neymar (46’), Kylian Mbappe (63’) dhe Edinson Cavani (84’).
PSG ishte dukshëm skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.66, me Galatsarayn që u vlerësua me 5.99.
Comment bien terminer cette phase de poules 👇#PSGGS pic.twitter.com/DWBA8AdJoO
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) December 11, 2019
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte Neymari shkaku i golit dhe asistimeve të bëra, e që mori notën 10.
Në anën tjetër, dështimet e këtij takimi dolën të jenë Ryan Donk dhe Steven N’Zonzi që u vlerësuan me 5.3.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/