Telegrafi

PSG 4-0 Clermont, nota e Rashanit dhe të tjerëve

Paris Saint-Germain ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Clermontit në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Ligue 1.

Kryeqytetasit kanë vazhduar serinë e qind për qind në kampionat, duke marrë edhe fitoren e pestë nga po kaq ndeshjes.

Golat në këtë fitore të thellë të vendasve u shënuan nga Ander Herrera (20’, 31’), Kylian Mbappe (55’) dhe Idrissa Gueye (65’).

Lexo po ashtu PSG fiton thellë ndaj Clermontit të Rashanit

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht spanjolli Herrera, i cili pas dy golave u notua me 8.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin mysafirë Arthur Desmas që u notua me 5.9.

Nga minuta e 62-të në këtë ndeshje luajti edhe ylli i Kosovës, Elbasan Rashani që mori vlerësim me notë 6.1.

Notat e lojtarëve

 

/Telegrafi/