Borussia Dortmundi është duke u përgatitur që ta shes Pierre-Emerick Aubameyangun në vitin 2017.
Sulmuesi nga Gaboni e pëlqen shumë Real Madridin, por në garë është futur edhe Manchester City.
Por sipas medieve franceze, PSG është skuadra më e avantazhuar që ta blej kartonin e lojtarit.
BVB kërkon hiq më pak se 100 milionë euro, para që për presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi nuk janë problem.
Aubameyang me parë i kishte pranuar kontaktet mes palëve.
“Po ka pasur kontakte. Por bisedimet nuk kishin progres dhe PSG u largua”, pati thënë Auba. /Telegrafi/