Paris Saint Germaini arriti fitore ndaj Bordeaux më rezultat 1-0 në Ligue 1.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Edinson Cavani (42′), sulmuesi nga Uruguai shënoi nga pika e bardhë.
Lojtari i ndeshjes ishte portieri i PSG-së, Gianluigi Buffon, i cili përkundër moshës vazhdon të jetë në një nivel mjaft të mirë të formës.
O Capitão 🙌 pic.twitter.com/iGToO2iwq2
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) February 9, 2019
Me notë të lartë u vlerësuan edhe Thiago Silva, Thomas Meunier, Dani Alves dhe Cavani. Ai që dëshpëroi ishte Moussa Diaby, por edhe Eric Maxim Choupo-Moting.
Te mysafirët më të mirët ishin dyshja mbrojtëse Pablo dhe Youssouf Sabaly, por edhe në mesfushë Otavio dhe Younousse Sankhare.
Notat e lojtarëve te PSG:
Notat e lojtarëve të Bordeaux:
Pas kësaj ndeshje PSG vazhdon në pozitën e parë me 59 pikë, ndërsa Bordeaux në vendin e 12-të me 28 pikë. Në xhiron e ardhshme skuadra nga Parisi luan kundër Saint Etienne, kurse Bordeaux do të luajë me Toulouse. /Telegrafi/