Site icon Telegrafi

“Pseudonimi shqiptari”, seriali që ‘nguli’ para televizionit telespektatorin rus!

Nuk ndodh shpesh që shqiptarët të bëhen të famshëm në një vend të madh evropian e aq më tepër në Rusi, vendin më të madh në botë.

Por në aspektin artistik, duket se emri “shqiptar” në një periudhë të caktuar – jo larg momentit aktual – ka përbërë një tërheqje më vete për të veshur me ketë emër pseudonimin e personazhit të një seriali artistik të zhanrit “action”, shumë të ndjekur në Rusi.

Në fakt, skenari dhe të dhënat bazë sugjerojnë se nën pseudonimin “shqiptari” fshihet vetë personazhi kryesor, Viktori, një ish-agjent i epokës sovjetike, luajtur me mjeshtëri nga Aleksandr Dedushko (Александр Дедюшко).

Cilësitë profesioinale të tij do të bëhen shkas që jeta e tij “profesionale” të stërzgjatet, falë këmbënguljes së ish-kolegëve të tij, tashmë të riformatuar në epokën post-sovjetike, ku ndërthuren vrasjet dhe bizneset e pista, duke bërë që ai t’a kuptojë se tashmë me këtë riangazhim “profesional”, është vënë në pikëpyetje edhe vetë jeta e tij. Kasti aktorial më pas pasurohet edhe me figura të tjera të kinematografisë e botës TV moderne ruse.

 

Exit mobile version