Site icon Telegrafi

Pse Vinicius mund të luajë ndeshjen e ardhshme edhe pse mori karton të kuq?

Vinicius Junior mund të luajë në ndeshjen e ardhshme të Real Madridit në Kupën e Mbretit, përkundër faktit se u ndëshkua me karton të kuq pas një gjesti të pahijshëm ndaj Valencias.

Kartoni i kuq për brazilianin erdhi pas një përplasje në të cilën Vinicius e shtyu me dy duart në fytyrë portierin Stole Dimitrievski, duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë në fushë dhe në disavantazh prej 1-0.

Sidoqoftë, golat e shënuar nga Luka Modric dhe Jude Bellingham siguruan që ‘Los Blancos’ të largohen nga ‘Mestalla’ me pikët e plota.

Sipas një raportimi nga Mundo Deportivo, data kur komiteti do të takohet për të vendosur për dënimin e Vinicius, është faktori kryesor i cili do të vendosë pjesëmarrjen e tij në duelin ndaj Deportivo Mineira në Kupën e Mbretit.

Është raportuar se ky komitet mund të mblidhet gjatë ditës së martë, duke lejuar Viniciusin që të paraqitet në ndeshjen e së hënës.

Deri në momentin kur trupi disiplinor merr vendimin rreth atij incidenti, Vinicius do të jetë i lirë që të luajë.

Klubet kanë të drejtë ankese një ditë pas marrjes së vendimit dhe tashmë nga Real Madridi kanë konfirmuar se do ta apelojnë atë pa marrë parasysh se cili do të jetë vendimi i tyre./Telegrafi/

Exit mobile version