Site icon Telegrafi

Pse u kacafytën Liridon Kukaj dhe Haxhi Zeka?

“U ngutem pak na dy pleqtë e Superligës. Kjo ka të bëjë pak edhe me ndeshjen e kaluar ku ka qenë ai inati, pasi nuk më ka pritur fare mirë, por nuk kam hyrë në këtë ndeshje me qëllim që t’i hakmerrem. Ai pisi ma vuri dorën në qafë dhe më ka grithur, për këtë arsye u desh që të reagoj edhe unë”, deklaroi Kukaj për Arenën. Tutje, mbrojtësi i Prishtinës, tha se është pishman që ra në provokimet e Haxhi Zekës, por nuk pendohet që reagoi në mënyrë të tillë.

“Sinqerisht po them që jam shumë pishman që kam rënë në nivel të atij pisi plak, por nuk pendohem për gjestin që kam bërë pasi i pari ka qenë ai që më ka provokuar dhe nervat më tradhtuan”, vazhdoi Kukaj. Ish-mbrojtësi i Trepçës `89, shpreson që çdo gjë ka mbetur në fushë dhe më mos të bëjë ndonjë gjest të tillë. /Arena/Telegrafi/ 

Exit mobile version