Site icon Telegrafi

Pse u bllokuan këngët e Sabri Fejzullahut në YouTube?

Disa këngë të Sabri Fejzullahut janë bllokuar në platformën YouTube.

Lajmi.net ka kontaktuar me pronarin e produksionit Emra – Com, Emrush Thaçin, i cili ka thënë se këngët e Sabriut janë punuar me dëshirën e vet këngëtarit.

“Unë mendoj që mosha dhe përvoja shumëvjeçare e Sabriut nuk i lejon me u bo gabime të tilla në rast që janë gabime, dhe deklarim i çuditshëm. Në përzgjidhen e këngëve unë asnjëherë nuk kam dashtë as nuk kam pas ndikim. Dëshmia është se në shumë intervista të vetë Sabriut, ai prej këtyre këngëve ka fituar me mijëra euro dhe pas 4 viteve doli një vlerësim i çuditshëm i papritur që nuk i pëlqyen këngët. Ai vetë me ka thënë mua se nuk i interesojnë vlerat, thjeshtë dëshiron të fitojë pare. Dhe për këtë arsye produksioni Emra-Com i bllokon të të gjitha këngët”, ka thënë Thaçi.

Ai po ashtu i ka bërë një pyetje publike Sabri Fejzullahut. “Unë publikisht e pyes Sabriun se a ke shok në estradë, që se ke gënjyer në karrierën tënde 40 vjeçare”.

Exit mobile version