Site icon Telegrafi

Pse u bllokuan bankat dhe aeroportet në gjithë botën, flet eksperti i IT

Kanalet televizive, aeroportet dhe banka të mëdha anembanë botës janë duke u përballur me ndërprerje masive të internetit.

Eksperti i IT, Toni Kallanxhi tregoi në një intervistë për Euronews Albania se bëhet fjalë për rënien e një prej aplikacioneve më të mëdha të shoqërisë më të madhe të mbrojtjes nga sulmet kibernetike.

Ai u shpreh se nuk përjashtohet mundësia që të bëhet fjalë për një sulm kibernetik por ky është një informacion shumë konfidencial të cilin kompania nuk e bën publik për të mos përhapur panik.

Sipas ekspertit, nëse bëhet fjalë për një sulm kibernetik mund të ketë rrjedhje dhe kopjim të të dhënave. /Telegrafi/

Exit mobile version