Venezia shënoi gol në çastet e fundit në takimin ndaj Interit, por që ai u anulua pa pasur nevojë që gjyqtarja e takimit të shkojë dhe ta sheh sërish aksionin.
Incidenti ndodhi mbrëmë (e diel) në aksionin e fundit të ndeshjes në ‘Giuseppe Meazza’ atje ku Interi po udhëheqte me rezultat 1-0 falë golit me kokë nga Lautaro Martinez.
Sverko dhe Yan Bisseck u përfshin në një duel pas krosimit të Ridgeciano Haps me këtë të parin që u shkëput në ajër për ta çuar topin në rrjetën e Yan Sommer.
Sidoqoftë, ky gol u anulua nga VAR-i pasi u konstatua se topi kishte prekur krahun e Sverkos i cili ishte në fakt i pozicionuar në qafën e Bisseck.
Bueno, en el gol anulado al Venezia, uno puede argumentar si era o no era falta sobre Dumfries pero lo que no deja dudas es que el gol fue marcado con la mano.
pic.twitter.com/ggQu6Zwfln— Inter Latino ⭐️⭐️ (@inter_latino) November 3, 2024
Eksperti italian i referimit, Luca Marella, ka shpjeguar se ky gol është anuluar direkt nga VAR-i pa pasur nevojë që gjyqtarja Maria Caputi të shkojë ta shoh vet rastin, sepse një prekje e tillë e topit me dorë që çon direkt tek goli ndëshkohet automatikisht, pa marrë parasysh nëse ishte e qëllimshme ose jo.
Pasi pamjet kishin konfirmuar një prekje të topit me dorë, VAR-i e pati të drejtën e plotë që ta anulojë golin.
Është gjithashtu e diskutueshme që Sverko e faulloi Bisseckun duke kërcyer me të dyja duart në shpinën e tij, por prekja e topit me dorë ishte e mjaftueshme për ta anuluar golin./Telegrafi/