Milani e ka mbyllur marrëveshjejen me Atletico Madrid për Alvaro Moratan, një nënshkrim që ka kuptim të përsosur për projektin e ri të Paulo Fonsecas.
Sulmuesi 31-vjeçar luajti një rol të rëndësishëm në fushatën e suksesshme të Spanjës në Kampionatin Evropian në Gjermani dhe tani është gati të rikthejë fokusin e tij në futbollin me klube, ku kuqezinjtë paguan 13 milionë euro te Atletico Madridi për kartonin e tij.
Morata ka rënë dakord të nënshkruajë një marrëveshje katërvjeçare me Milanin dhe do të udhëheqë vijën e parë për skuadrën e Fonsecas, duke shtuar një përforcim të rëndësishëm për skuadrën, pas pas dështimit për të nënshkruar me Joshua Zirkzeen nga Bologna, i cili përfundimisht kaloi te Manchester United.
✍ @AlvaroMorata is Rossonero 🔴⚫
Adding a touch of 𝑅𝑜𝑗𝑜 to our #DNACMilan 🧬#SempreMilan
— AC Milan (@acmilan) July 19, 2024
Morata është një numër nëntë fleksibël dhe punëtor, i aftë të jetë vendimtar përpara portës, si dhe të luajë një rol të rëndësishëm në të tretën e fundit, duke u kthyer edhe prapa për t’u lidhur me shokët e tij dhe për të nisur lëvizjet sulmuese.
31-vjeçari e dëshmoi këtë në Euro 2024 me Spanjën, ku ai shënoi vetëm një gol, por u shfaq në mënyrë të spikatur, duke vepruar si një pikë qendrore për shokët e tij, ndërkohë që drejtonte gjithmonë linjën e presingut të lartë.
Fonseca e ka identifikuar tashmë qartë se çfarë lloj sulmuesi dëshiron në sistemin e tij të ri, duke zbuluar në një konferencë shtypi javën e kaluar.
Duke parë numrat për sezonin 2023-24 të La Ligës, është e qartë se Morata është i sigurt para portës dhe gjithashtu luan një rol jetik në heshtje pa topin, duke impresionuar në betejat ajrore dhe duke bërë një punë kyçe duke goditur dhe rrëmbyer topin nga kundërshtarët.
Fonseca gjithashtu theksoi se si ai dëshiron që sulmuesi i tij i ri t’i ‘i japë shumë skuadrës’, diçka që Morata e bën gjithmonë, duke e bërë nënshkrimin e tij një zgjedhje të zgjuar dhe me kosto të ulët nga Milani. /Telegrafi/