Interi ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me Lautaro Martinezin, por Atletico Madridi dhe Tottenhami, nuk pritet të heqin dorë nga nënshkrimi me argjentinasit në të ardhmen.
Reprezentuesi argjentinas, i cili mbërriti në Inter nga Racing Club në korrik të vitit 2018 për 25 milionë euro do të jetë në klub deri në vitin 2026.
Interi ka sinjalizuar se ata synojnë të shmangin çdo klubi të mundshëm që dëshiron argjentinasin.
📣 | LAUTARO
Un messaggio speciale per voi #InterFans 🙅♂️#Lautaro2026 #IMInter pic.twitter.com/6Sx8weXdEB
— Inter ⭐⭐ (@Inter) October 28, 2021
Lautaro Martinez kishte një klauzolë lirimi prej 111 milionë euro në marrëveshjen e mëparshme.
Atletico Madrid dhe Tottenham ishin të interesuar për 23-vjeçarin gjatë verës, por Interi vendosi të mos e shiste sulmuesin.
Por edhe nëse Lautaro ka nënshkruar një kontratë të re me Nerazzurrët, klubi mund ta lejojë atë të largohet në të ardhmen për ofertën e duhur.
Beppe Marotta kur foli për largimin e lojtarëve, kishte thënë se dëshira e tyre ishte primare, sikurse që ndodhi me rastin e Romelu Lukakut.
✍️ | RINNOVO
L'Inter e #Lautaro insieme fino al 2026 👉https://t.co/DsKLzpqu3h #Lautaro2026 pic.twitter.com/mtX0Hww2Kc
— Inter ⭐⭐ (@Inter) October 28, 2021
Lautaro mund të mos ketë më një klauzolë lirimi, por klubi mund të jetë i gatshëm të dëgjojë ofertat nëse ai kërkon të largohet nga Nerazzurrët në të ardhmen. /Telegrafi/