Site icon Telegrafi

“Pse ti je ndryshe?”, Lapaj i përgjigjet Fevziut: Kam 13 vjet beteja, i paguaj taksat këtij vendi

Adriatik Lapaj ka dhënë më shumë detaje sa i takon lëvizjes “Shqipëria Bëhet” e cila sipas tij synon demokratizimin e vendit.

I ftuar në Opinion, Blendi Fevziu e pyeti se pse ai duhet të jetë i besueshëm në krahasim me personazhet e tjera politike, duke argumentuar se gjithnjë ka ndodhur që pushteti i ka tjetërsuar njerëzit.

Lapaj iu përgjigj duke thënë se ai ka 13 vite në opozitë dhe se i paguan taksat këtij vendi.

-Çdo njeri ka folur si ty, kanë folur për kempin, për varfërinë, për ikjet. Dhe kur vijnë në pushtet thonë jo ne e përmirësuam.

Adriatik Lapaj: Do më faturosh mua mëkatet e këtyre ti tani?

-Jo! Po të faturoj mosbesimin normal publik sepse këtë fjalim e kemi dëgjuar si këngë 32 vjet. Më jep argumentin pse duhet të të besoj ty në raport me të tjerët?

Adriatik Lapaj: Secili nga ne ka historikun e tij, ai zotëria që përmende ti (referuar Erion Veliajt) rrogën e parë e ka marrë si deputet, kryetari i bashkisë. Kurse unë kam 13 vjet në opozitë zotëri, kam 13 vjet beteja, 13 vjet që i paguaj taksa këtij vendi dhe nuk qëndron krahasimi jot.

-Mosbesimi është gjëja më normale për çdo njeri dhe ndaj çdo force.

Edlira Çepani: Kjo nuk domethënë që të mos dalin alternativa te reja.

Exit mobile version