Trafiku i dendur e rritja e çmimit të naftës kanë ndikuar shumë në mos-përdorimin e veturave. Mirëpo ka shumë nga ju që ndoshta nuk keni patent shofer ose thjeshtë jeni më të kujdesshëm sa i përket ruajtjes së ambientit dhe ndotjes së ajrit dhe vozisni vetëm kur keni për të udhëtuar shumë larg.
Biçikletat tashmë më tepër përdoren si lloj hobi apo për sport dhe transporti urban nuk është edhe aq i rehatshëm. Një trend dhe një zgjedhje super praktike kohëve të fundit janë bërë trotinetët elektrik, të cilët më shumë se asnjëherë më parë i shihni gati në secilën rrugë të kryeqytetit.
Xiaomi Mi Essential, është një trotinet elektrik me të cilin mund të udhëtoni 20 kilomentra me vetëm 2 cent rrymë. Ky trotinet ka kontroll të sofistikuar të drejtimit dhe të rikuperimit të energjisë kinetike KERS. Bateria e skuterit ka kualitet të lartë e kapacitet të mjaftueshëm deri në 20km, e gjithashtu ka edhe sistem intelegjent të menaxhimit të baterisë. Menaxhimi i baterisë mund të bëhet nëse lidhni telefonin tuaj me skuter me anë të Bluetooth.
Trotinetin më IN mund ta blini me zbritje nga çmimi 395.50 euro në vetëm 349.50 euro, mjafton të shfrytëzoni kodin TelegrafiDeals.