Fondi privat i kapitalit BC Partners po konsideron blerjen e aksioneve në Inter, por pse janë Suning Group të gatshëm të shesin aksionet në Nerazzurri.
Drejtori i Interit, Beppe Marotta konfirmoi se Suning po konsideron shitjen e disa aksioneve në klub dhe Sky Sport Italia njoftoi se BC Partners kanë filluar analizimin e llogarive të klubit.
Gazetarja e Sky Sport Italia, Mariangela Pira sqaron se Presidenti Steven Zhang ‘kujdeset për ekipin por ka nevojë për të ardhura prej të paktën 200 milionë eurosh’.
Prandaj, hyrja e BC Partners do të ishte e dobishme, pasi ‘investitori beson në klub dhe e konsideron atë një projekt solid me burime të mëdha’.
Il Corriere dello Sport raporton se një takim i jashtëzakonshëm i bordit të drejtorëve do të zhvillohet sot (e enjte), me Steven Zhang që merr pjesë në distancë nga Kina, duke diskutuar të ardhmen e klubit. /Telegrafi/