Dardan Berisha nuk ishte në fushë në përballjen me Vëllaznimin, të cilën Sigal Prishtina e fitoi me rezultat 133-69.
Borozani.com komunikoi me zëdhënësit e ekipit kampion Genc Neziri, i cili ka bërë të ditur se mungesa e Dardanit ka qenë për shkak të ftohjes/gripit, ndërsa ai pritet që të kthehet në fushë që në ndeshjen e ardhshme ndaj Kozuvit në kuadër të BIBL.
Sigal Prishtina nuk din për humbje prej se është duke u drejtuar nga trajneri i ri Antonis Constantinides, që erdhi me të filluar Viti i Ri.