Site icon Telegrafi

Pse Shpend Ahmeti është lideri më i pëlqyer sipas Kantar TNS? (Sondazh)

Kryetari i Prishtinës, njëherit lideri i PSD-së, është prijësi i listës së liderëve politik më të pëlqyer nga popullata deri në qershor të 2018.

Ahmeti e kryeson listën e liderëve me 64%.

Shpend Ahmeti pëlqehet më së shumti në Komunën e Gjilanit me 83%, ndërsa komuna që më pak e pëlqen atë sipas hulumtimit nga Kantar TNS është Peja me 49%.

Lexo po ashtu Ferizaj e befason Isa Mustafën, mbetet i pëlqyer në Pejë (Sondazh)

Përgjatë viteve 2012 deri në 2018, pëlqyeshmërinë më të madhe Shpend Ahmeti e ka pasur në Qershor të 2014, ndërsa pëlqyeshmërinë më të ulët brenda 6 viteve në fjalë, në Maj të 2013.

Këto të dhëna janë publikuar nga Visar Berisha, menaxhues i projektit të Kantar TNS, Index Kosova në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit. Hulumtimi është bërë nga viti 2003 deri në këtë vit dhe matja është bërë çdo gjashtë muaj.

Matja e opinionit publik për Shpend Ahmetin
Exit mobile version