Poezi nga: E. E. Cummings
Pёrktheu: Fadil Bajraj
pse shkove
katёrputёrshja e vocёrr?
harrove t’i mbyllёsh
sytё e tu tё mёdhenj.
ku shkove?
si kotele tё vocёrra
janё tё gjitha gjethet
qё hapen nё shi.
kotele tё vocёrra qё
quhen pranverё,
qё i pёrkёdhelёm
mbase tё pёrgjumur?
a e di? ose ndoshta diçka
na ka ikur ndonjёherё
pa u ndier
derisa nuk shikonim.