Site icon Telegrafi

Pse sërish Florida pritet të vendos për fatin e presidenciale të SHBA-së?

Florida. Thjesht përmendja e këtij vendi kur flitet për politikë, republikanëve u sjell buzëqeshje në fytyra dhe i dridh shtyllat e demokratëve.

Florida është vendi ku prishen ëndrrat liberale. Thjesht është vendi ku, partia demokratike humbi ngushtë zgjedhjet për guvernator dhe një vend në Senat. Është vendi ku, në vitin 2000, 537 vota ia dorëzuan Shtëpinë e Bardhë republikanit George W Bush, në vend të Al Goret, raporton BBC.

Dhe nëse gara e përgjithshme është e ngushtë, Florida – me 29 votat e saj elektorale – mund të jetë edhe një herë vendimtare.

Për demokratët, Florida është si një mik i pasigurt – asnjëherë kur është e nevojshme. Katër herët e fundit që partia fitoi presidencën, ata mund të kishin humbur Florida dhe ende mbizotëronin. Por në dy nga tri humbjet e fundit të demokratëve, fitimi i Floridës do të thoshte marrja e Shtëpisë së Bardhë, transmeton Telegrafi.

Ky përjashtim ishte viti 2016, kur pavarësisht humbjes së votës mbarëkombëtare, Donald Trump nxori një pluralitet në mjaft shtete për të fituar një fitore të rehatshme të kolegjit elektoral. Rezultatet nga Florida, megjithatë, ishin shenja e parë ndezëse që demokratja, Hillary Clinton ishte në telashe natën e zgjedhjeve.

Donald Trump dhe Joe Biden po mbajnë tubime në Florida sot – dhe kjo sepse shihet si çmimi përfundimtar elektoral.

Hapni “sytë katër” për rezultatin e Floridës natën e zgjedhjeve: në çdo palë zgjedhjesh që nga viti 1964, kandidati presidencial i cili ka fituar Floridë, ka fituar gjithashtu Shtëpinë e Bardhë.

Florida është një nga shtatë shtetet e fushës së betejës ku rezultatet ndoshta do të vendosin zgjedhjet. /Telegrafi/

Exit mobile version