Telegrafi

Pse Sandro Tonali mund të luajë ende për Newcastle pavarësisht konfirmimit të dënimit për vënie të basteve

Mesfushori italian, Sandro Tonali, mund të luajë për Newcastle në ndeshjen e tyre të radhës në Ligën Premier me Wolves të shtunën pasdite, pavarësisht arritjes së një marrëveshjeje me FIGC për një ndalim 10-mujor për përfshirjen e tij në baste të paligjshme të enjten.

Pavarësisht se ndalimi i Tonalit nga FIGC hyn në fuqi të nesërmen e shpalljes zyrtare, dënimi duhet të konfirmohet më vonë nga UEFA dhe FIFA.

Sipas raporteve të fundit nga Calciomercato , ky është një proces që mund të marrë një kohë të konsiderueshme, madje edhe muaj, megjithatë FIGC thuhet se ka marrë masa parandaluese për të siguruar që ndalimi të zbatohet në kohën e duhur.

Lexo po ashtu Tonali nis zyrtarisht pezullimin 10-mujor për shkak të basteve

Megjithatë, gjatë konferencës për shtyp të së premtes në mëngjes, trajneri i Newcastle, Eddie Howe konfirmoi se klubi ende nuk është njoftuar zyrtarisht për pezullimin e Tonalit.

Në fakt, Tonali do të udhëtojë me skuadrën e Newcastle për ndeshjen e tyre kundër Wolves.

“Nuk kemi pasur ende ndonjë konfirmim zyrtar; ne nuk kemi marrë asgjë gjë nga autoritetet italiane për momentin”.

Lexo po ashtu Dalin detajet e dënimit zyrtar të Tonalit për baste të paligjshme

“Ka shumë mundësi që ai të jetë i disponueshëm për ne në ndeshje te Wolves. Ne po përgatitemi sikur ai të jetë gati për të luajtur. Ai do të udhëtojë me ne”, ka thënë Howe.

Një deklaratë e lëshuar nga FIGC të enjten konfirmoi se Tonalit i është shqiptuar një ndalim 10 muajsh dhe një gjobë prej 20 mijë eurosh. /Telegrafi/