Telegrafi

Я/МЫ: Pse rusët po e përdorin këtë simbol?

Është një simbol që bashkon grupe njerëzish në Rusi në një nivel të paparë.

Shprehja “Я/МЫ” që do të thotë “të gjithë ne” është duke u përdorur nga studentë dhe të famshëm në Rusi.

Dhe ky simbol, sipas BBC, përcjell Telegrafi, po përdoret për të marshuar kundër qeverisë, ose për të mbështetur kauza të tjera si lufta kundër abuzimit në familje dhe ndryshimit të klimës.

Madje ky simbol mendohet të ketë ndihmuar lirimin e disa personave nga ndalimi i policisë.

Po sipas BBC, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është shumë i popullarizuar, por disa mendojnë se përdorimi i simbolit ka krijuar sfida për të, pasi rusët po tregojnë se ata janë të gatshëm të tërhiqen pas çështjeve për të cilat interesohen. /Telegrafi/