Këto ditë po flasim shumë për ndarjen e shteteve në të kuqe dhe të kaltra në politikën e SHBA-së – por kjo përbërje e ngjyrave ka qenë në rregull vetëm që nga viti 2000.
Para kësaj, organizatat dhe mediat amerikane përdorën të kuqen dhe të kaltrën për të dyja palët, duke shkuar para dhe prapa në skemën e ngjyrave. ABC-ja në vitin 1976, republikanët i identifikonte me ngjyrë të verdhë, raporton BBC.
Dhe NBC përdori të kuqen për demokratët dhe të kaltrën për republikanët deri në vitin 1980, transmeton Telegrafi.
Por gjërat përgjithësisht ishin vendosur në kaltër-demokrat dhe kuqe-republikane pas vitit 90-ta të shekullit të kaluar.
Sidoqoftë, vetëm në zgjedhjet e vitit 2000, kur gazetat New York Times dhe USA Today botuan të dy hartat me ngjyra duke përdorur atë skemë, gjërat u vendosën në gur.
Siç tha një redaktor i Times për Smithsonian Magazine: Sapo zbulova se e kuqja fillon me “r”, republikanët fillojnë me” r “. Ishte më e natyrshme”.
Një redaktor i USA Today gjithashtu vuri në dukje se nga ana estetike, pasi shumica e SHBA-së mbështetet tek republikanët, duket thjesht më mirë që ngjyra më e çelët të zërë më shumë hapësirë. /Telegrafi/