Site icon Telegrafi

Pse qentë kërcëllijnë dhëmbët dhe kur duhet t’i çoni te veterineri?

Kushtoni kujdes në mos qeni ka probleme me dhëmbët

Ata shpesh e bëjnë këtë sepse diçka u dhemb.

Qentë ndonjëherë kërcëllijnë dhëmbët sepse ndiejnë dhembje, më së shpeshti në stomak por edhe në gojë.

Mund të shkaktohet gjithashtu nga anomalitë e nofullës, të cilat mund të jenë fraktura, pulpa të ekspozuar, infeksione dentare dhe dhëmbë e mishra të dhimbshëm, transmeton Telegrafi.

A është e dëmshme nëse qeni kërcëllin dhëmbët?

Kërcëllimi i butë, i rrallë i dhëmbëve mbase nuk do t’i shkaktojë probleme qenit. Mirëpo, me kalimin e kohës, kërcëllitja e dhëmbëve mund të shkaktojë shpenzim të dukshëm të zmaltit të dhëmbëve. Kur praktikisht t’i shpenzohen dhëmbët mund të bëhen shumë të dhembshëm dhe të dëmtueshëm.

Çfarë do të thotë kur qeni kërcëllin dhëmbët?

Qentë ndonjëherë e përdorim si formë komunikimi e cila quhet gjuhë e shpërnguljes në mënyrë që të mbrohen nga kërcënimet potenciale. Kërcëllitja e dhëmbëve është një mënyrë delikate e komunikimit me qentë e tjerë të cilët kërcënojnë. Tingulli i kërcëllitjes së dhëmbëve mund të shpërqendrojë një qen kërcënues dhe të përqendrojë vëmendjen e tij në zbulimin e zërit.

Ashtu si te njerëzit, kërcitja e dhëmbëve tek qentë quhet bruksizëm dhe mund të jetë shkaktar i stresit, ankthit dhe problemeve dentare. Në këtë rast, duhet t’i kushtoni vëmendje shëndetit të dhëmbëve të qenit tuaj dhe ja se si të kuptoni nëse qeni juaj ka probleme dentare:

1. Vështirësi në ngrënie dhe përtypje

Marrja e ushqimit me kujdes, ngrënia nga njëra anë e gojës dhe ngrënia me kujdes mund të jenë shenja të dhimbjes së dhëmbit.

2. Probleme me pështymë

Një sasi e pazakontë ose e re e pështymës mund të jetë një shenjë paralajmëruese. Gjaku në pështymë mund të ndodhë si pasojë e problemeve dentare.

Në rastin e dytë, sigurohuni që kafsha juaj të mos përjetojë stres dhe nëse nuk gjeni dot shkakun e kërcitjes së dhëmbëve dhe vazhdon për një kohë të gjatë, çoni qenin tek veterineri për ekzaminim. /Telegrafi/

Exit mobile version