Telegrafi

Pse qau Aurela në xhirimet e klipit? (Video)

Aurela Gaçe sapo e ka publikuar këngën e saj më të re, një baladë me ngjyrime popullore të krahinës së jugut. Një këngë kushtuar njeriut me të shtrenjtë në botë, nënës, e titulluar thjesht “Nënë, e imja nënë”.

Kënga vjen me një kompozim brilant nga Adrian Hila, i cili ka qenë bashkëpunëtor edhe i tekstit së bashku me Nexhip Seraj. Për sa i përket klipit, ai është xhiruar në natyrën e mrekullueshme shqiptare, ku bashkohet deti dhe mali.

E pikërisht për emocionet e forta që kjo këngë i ka përcjellë, vetë artistja ka treguar një sekret që ka ndodhur gjatë xhirimeve të klipit.

“Do t’ju tregoj diçka që ndodhi gjatë xhirimeve. Kur xhiron, ti mund të kthehesh 10 herë për një skenë dhe sigurisht emocioni luhatet, ikën. Në strofën e tretë ku thuhet “E kur të largohesh të mos jesha ty, do t’i lutem tokës që të flasë me ty”, thjesht mendova prindërit… Fatmirësisht i kam gjallë e mirë, por papritur përjetimi i vargjeve më mori me vete. Sytë filluan të lotojnë. Qëndrova para kamerës duke menduar që është vetëm një moment. Por për herë të parë ndërpreva xhirimin. 23 vjet në skenë dhe… më ndodhi. Qava… U qetësova, rregulluam grimin e vazhduam”, ka shkruar Aurela në Instagram.