Site icon Telegrafi

Pse Pyper cilësohet si dora e djathtë e çdo biznesi?

Pyper është kompani e hulumtimeve që operon brenda dhe jashtë Kosovës.

Dhe duke pasur parasysh mungesën e të dhënave për një prezencë dhe qasje të suksesshme në treg, Pyper ofron të dhëna kualitative dhe kuantitative për bizneset që operojnë në treg si dhe për ato që presin të hyjnë në treg.

Pyper ndihmon kompanitë të zhvillohen me hapa të sigurt dhe jo duke u bazuar në intuitë. Si rezultat i progresit të shpejtë dhe efikas, Pyper e ka zhvilluar fushën e veprimtarisë edhe në sferën sociale duke ofruar të dhëna të besueshme dhe të dobishme për organizata dhe entitete tjera relevante.

Në këtë epokë aktuale ku të dhënat janë aseti më me vlerë, Pyper ju mundëson bizneseve të navigojnë në një treg që ndryshon vazhdimisht dhe ndihmon të plotësoj boshllëqet ekzistenciale në treg duke shërbyer kësisoji si kompas i orientimit për bizneset që synojnë suksesin.

E gjithë kjo arrihet lehtësisht sepse si kompani e hulumtimeve posedon një databazë me mbi 37 000+ respondentë, të cilët përfshijnë të gjitha rajonet e Kosovës dhe për më tepër posedon të gjitha grupmoshat, gjinitë si dhe profesionet që shpeshherë për bizneset janë targetet e synuara për t’u informuar. /Telegrafi/

Exit mobile version