Site icon Telegrafi

Pse PSG po ia mbulon këmbët Lionel Messit në disa foto? Mësohet arsyeja pse klubi francez po e bën këtë gjë

Një “konflikt” interesant brenda PSG-së çoi në “zhdukjen” e këpucëve sportive të Leo Messit gjatë prezantimit të fanellave të bardha të klubit francez.

Gjegjësisht, në foton e përbashkët të lojtarëve që kanë pozuar në foto, dukeshin të gjitha këpucët dhe atletet e futbollistëve të pranishmëve, përveç të Leo Messit.

Aty klubi ka vendosur një mbishkrimi në foto, ku mbulohen tërësisht këmbët e tij. Arsyeja është në thelb shumë e thjeshtë. Sponsor i PSG-së është Nike.

 

Messi është i lidhur me konkurrentin kryesor të tyre, Adidasin, kështu që parisienët duhej të shmangnin një konflikt interesi midis dy markave të mëdha.

Sipas Le Parisien, shumica e futbollistëve të PSG-së veshin produkte e Nikes, plot 15 lojtarë.

Pastaj vijnë 13 që veshin Adidas, dy janë me Puma, ndërsa Ramos është besnik i markës Mizuno. /Telegrafi/

Exit mobile version