Muaji i Ramazanit është një periudhë reflektimi, lutjesh dhe agjërimi nga lindja e deri tek perëndimi i diellit.
Një nga traditat për shumë myslimanë të cilët agjërojnë gjatë gjithë ditës është prishja e agjërimit me hurme.
Por pse?
Gjatë Ramazanit, myslimanët nuk konsumojnë ushqim ose ujë nga agimi deri në perëndim të diellit.
Mund t’i bëjë ata të ndihen të dobët, kështu hurmat janë të mbushura me proteina të cilat mund t’i japin energji dhe forcë të menjëhershme trupit.
Ato janë gjithashtu një burim i pasur i fibrave, hekurit, natriumit dhe kaliumit që ndihmojnë në mbajtjen e trupit në formë dhe të shëndetshëm.
Hurmat mbështesin lëvizjen e shëndetshme të zorrëve dhe përmirësojnë shëndetin e trurit.
Ato sigurojnë ushqim të shëndetshëm për trupin dhe ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit.
Gjithashtu edhe për çështje fetare, preferohet që agjërimi të prishet me hurme. /Telegrafi/