Krisje raportesh apo prishjet janë një realitet i jetës dhe pse jo shumë i këndshëm për shumëkë.
Prishje e inate kemi dhe në mesin e artistëve shqiptar, që kanë bërë bujë shumë shpesh e kanë zënë vend në media tona.
E lajmi për prishje raportesh mes dy këngëtarëve të muzikës popullore Afrim Muqiqi dhe Ramadan Krasniqi ka bërë që mediet të merren me gjerësisht me këtë gjë dhe të sjellin versionet që sipas personazheve është e vërteta absolute.
Sipas Afrim Muçiçit, në një intervistë të tij për Prive, këngëtari thotë se prishja me Danin ka ardhur për shkak të mos respektit kolegial.
Afrimi përmend një rast ku Dani e ka zëvëndësuar në një mbrëmje të maturës në Prishtinë, dhe ku ka kërkuar një kosto të lartë ky i fundit për ta bërë këtë, gjë që ka qenë e papërballueshme.
Pas këtyre pohimeve të shtunën mbrëma të bëra në Prive nga Afrim Muçiçi, ishte Dani ai që është parë në Rahovec në n’Qosh bar, ku edhe performoi për disa orë, por ku në asnjë moment nuk përmendi Afrim Muçiçin, e as nuk thumboi kolegun e tij pas akuzave të këtij të fundit.
Mbetet të shihet se si do të vazhdojnë raportet mes këtyre dy artistëve, por Afrimi nuk e hedhë poshtë mundësinë e rregullimit të raporteve. /Telegrafi/