Site icon Telegrafi

Pse presidenti amerikan ndaloi shitjen e karburantit të dielave?

Në këtë ditë në 1973, presidenti i SHBA-së Richard Nixon ndaloi shitjen e karburantit të dielën.

Ishte një reagim ndaj krizës së naftës që filloi dy muaj më parë dhe një masë shumë më efektive në planin afatgjatë ishte futja e një kufiri shpejtësie prej 55 mph (88.5 km / orë), transmeton Telegrafi.

Ndalimi i shitjes së karburantit të dielën ishte përgjigjja më e mirë ndaj krizës së madhe të naftës, e cila filloi në vitin 1973, kur vendet arabe rritën çmimet dhe ulën prodhimin si shenjë proteste pas mbështetjes perëndimore për Izraelin në Luftën Yom Kippur.

Çmimi u katërfishua dhe kufizimi mbeti në fuqi deri në mars të vitit të ardhshëm.

Ndalimi ishte pjesë e një strategjie shumë më të gjerë që synonte arritjen e pavarësisë së energjisë të SHBA-së deri në vitin 1980.

Masa të tjera të pranuara njëkohësisht të administratës së presidentit Richard Nixon provuan të ishin shumë më afatgjata.

Kufiri i përgjithshëm i shpejtësisë prej 55 milje në orë u mbajt deri në vitin 1995, kur vendimi për kufijtë e shpejtësisë kaloi në juridiksionin e shteteve federale.

Një masë tjetër, leja për t’u kthyer djathtas edhe nëse semafori është i kuq, i cili gjithashtu kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në kursimin e karburantit, është ruajtur deri më sot. /Telegrafi/

Exit mobile version