Telegrafi

Pse po u vihet flaka binarëve të trenave në Chicago?

Një mënyrë e zgjuar dhe funksionale, por e rrezikshme për të parandaluar ngrirjen e linjave të trenave në Chicago është aplikuar vitet e fundit nga menaxhmenti periferik i zonës.

Në qytetin amerikan të Chicagos po mbretërojë temperatura të ulëta, e cila gjë po shkakton probleme edhe në komunikacionin hekurudhor.

Një zëdhënës i Metras amerikane pohoi se po kriposin platformat dhe stacionet e jashtme hekurudhore – duke i ndihmuar qytetarët të udhëtojnë të sigurt drejt punës.

Kur fillon ngrirja e thellë, Metra ndërmerr hapa shtesë për ta bërë udhëtimin e qetë dhe të ngrohtë. Ata i mbajnë trenat në punë gjatë natës dhe punonjësit punojnë jashtë orarit duke monitoruar shinat, ndonjëherë duke përdorur zjarrin për të ngrohur çelësat.

“Ne kemi djegës me gaz që janë pranë ngrohësve me çelës – duket sikur po i djegim binarët, por ne në realitet po i ngrohim”, tha Gillis.

Ndryshe, Metra u krijua në vitin 1984 ndërsa hekurudhat e reja kanë çelësa më modernë që nuk përdorin djegës me gaz.

Zyrtarët e qytetit thanë se kur bie borë, banorët ose menaxherët e pronave të tyre janë përgjegjës për pastrimin e trotuarve. /Telegrafi/