Apple ka thënë se një gabim në sistemin e saj operativ dhe përditësimet e aplikacioneve sikurse Instagram kanë ndikuar tek mbinxehja e modelit iPhone 15.
Qëkur modeli i fundit i smartfonit doli në shitje në shtator, disa përdorues janë ankuar se pajisjet po nxehen shumë për t’u prekur, raporton BBC, përcjell Telegrafi.
Apple tha se kishte një gabim gjatë përditësimit të softuerit iOS 17 në telefon.
Por, gjiganti teknologjik gjithashtu pohoi se ndryshimet në aplikacionet e palëve të treta “po bëjnë që ato të mbingarkojnë sistemin”.
Përdoruesit e iPhone kanë pritur që pajisjet e tyre të nxehen gjatë përdorimit fillestar, për shkak të sasisë së fuqisë përpunuese që përdoret, por këto probleme me iPhone 15 kanë qenë më të këqija .
Përdoruesit së fundmi u ankuan në mediet sociale se telefonat e rinj po nxehen si tepër me ‘sasi përvëluese’.
Apple tha se pajisja mund të duket më e nxehtë në ditët e para “pas konfigurimit ose restaurimit të pajisjes për shkak të rritjes së aktivitetit në sfond”.
“Ne kemi identifikuar disa shkaqe që kanë çuar deri tek këto probleme”, tha kompania.
Kjo sipas gjigantit teknologjik përfshin një gabim në softuerin iOS 17, që është versioni më i fundit i softuerit të Apple, dhe është i qasshëm në modelet më të fundit të telefonave.
Apple tha se çështja nuk është një rrezik sigurie apo lëndimi dhe nuk do të ndikojë në performancën afatgjatë të telefonit, duke shtuar gjithashtu se problemi nuk qëndron tek korniza e titanit.
Kompania gjithashtu potencoi se rregullimi i gabimit tek softueri iOS 17 nuk do të zvogëlojë performancën për të adresuar problemet e mbinxehjes së iPhone-it. /Telegrafi/