Si gjithmonë, pa e paralajmëruar fare, Lloch Matranga na befasuan me parodinë “Pse po ma then zemrën”, e cila u publikua ditën e djeshme dhe pushtoi brenda pak orëve rrjetet sociale.
Këtë herë Llochi, ka vendosur të parodizojë orientalizimin e muzikës, trendin e ri të vajtimit në muzikë, materializmin dhe shumë dukuri tjera, të cilat Llochi me një përsosmëri na i paraqet në kanalin e tij, LLOCH.
Vlen të theksohet se në projektin LLOCH, gjithmonë përzgjidhen aktorë të nivelit kombëtar.
E këtë herë cak i autorit të LLOCH-it ka qenë aktori Ilir Prapashtica, i cili ka realizuar për mrekulli rolin që i është caktuar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=xNiAa8YXodE