Site icon Telegrafi

Pse po e ruan pushtetin ISIS?

Sulmet terroriste vdekjeprurëse në Stamboll, Dhaka dhe Bagdad tregojnë depërtimin vdekatar të Shtetit Islamik (ISIS) në Europë, Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe pjesë të Azisë. Sa më gjatë që ISIS t’i mbajë bastionet e veta në Siri dhe Irak, aq më gjatë rrjeti i tij terrorist do të krijojë kasaphana të tilla.

Megjithatë, ISIS nuk është veçanërisht i vështirë për t’u mundur. Problemi është se asnjë nga shtetet e përfshira në Irak dhe Siri, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, nuk e ka trajtuar ISIS is armikun e vet numër një. Është koha që ato ta bëjnë këtë.

ISIS ka një forcë të vogël luftarake, që SHBA thotë se shkon në 20,000-25,000 në Irak dhe Siri dhe 5,000 të tjerë në Libi. Krahasuar me numrin e personelit aktiv në Siri 125,000, Irak 271,500, Arabi Saudite 233,500, Turqi 510,600 apo Iran (523,000), ISIS është i vockël.

Pavarësisht thirrjes së presidentit të SHBA, Barack Obama në shtator 2014 për të “degraduar dhe shkatërruar përfundimisht” ISIS, SHBA dhe aleatët e saj, përfshirë Arabinë Saudite, Turqinë dhe Izraelin (pas skene), është përqendruar kryesisht në rrëzimin e Bashar al-Assad të Sirisë. Duke marrë në konsideratë një deklaratë të çiltër të gjeneralit izraelit Herzi Halevy (cituar për mua nga një gazetar që mori pjesë në vendin ku Halevy mbajti takimin): “Izraeli nuk do ta shohë situatën në Siri të përfunduar me mundjen e ISIS, largimin e superfuqive nga rajoni dhe me Izraelin të mbetur me një Hezbollah dhe Iranin me kapacitete më të mëdha”.

Izraeli është kundër ISIS, por shqetësimi më i madh i tij është mbështetja iraniane e Assad. Assad i jep mundësinë Iranit të mbështesë dy armiq paraushtarakë të Izraelit, Hezbollahun dhe Hamasin. Izraeli për këtë arsye ka prioritet largimin e Assad dhe jo mundjen e ISIS.

Për SHBA, drejtuar nga neokonservatorët, lufta në Siri është një vazhdimësi e planit për hegjemoninë globale të SHBA lançuar nga Sekretari i Mbrojtjes Richard Cheney dhe Nënsekretari Paul Ëolfoëitz në fund të Luftës së Ftohtë. Në 1991, Ëolfoëitz i tha Gjeneralit Amerikan Ëesley Clark:

“Një gjë që mësuam [nga Lufta e Gjirit Persik] është se mund ta përdorim ushtrinë tonë në rajon – në Lindjen e Mesme – dhe sovjetikët nuk mund të na ndalojnë. Dhe ne kemi rreth 5 deri në 10 vjet pr të pastruar ato regjime të vjetra sovjetike – Sirinë, Iranin, Irakun – përpara se superfuqia e ardhshme të vijë të na sfidojë neve”.

Luftërat e shumta të SHBA në Lindjen e Mesme – Afganistan, Irak, Siri, Libi dhe të tjera – kanë kërkuar të largojnë Bashkimin Sovjetik dhe pastaj Rusinë, nga skena dhe të hapin rrugën për SHBA-në hegjemone. Këto përpjekje kanë dështuar keqazi.

Për Arabinë Saudite, ashtu si për Izraelin, synimi kryesor është të rrëzohet Assad për të dobësuar Iranin. Siria është pjesë e luftës së deleguar mes shiitëve të Iranit dhe sinive të Arabisë Saudite që luhet në fushëbetejat e Sirisë dhe Jemenit dhe në përballjet e ashpra shiitë-suni në Bahrain dhe në vende të tjera të ndara në rajon (përfshirë Arabinë Saudite vetë).

Për Turqinë, rrëzimi i Assad do të shtonte rëndësinë e saj rajonale. Megjithatë Turqia ka tani tre armiq në kufirin e saj jugor: Assad, ISIS dhe kurdët nacionalistë. ISIS deri më tani ka qenë ndër shqetësimet në distancë të Turqisë lidhur me Assadin dhe kurdët. Por sulmet terroriste të ISIS në Turqi mund ta ndryshojnë këtë.

Rusia dhe Irani, gjithashtu, kanë ndjekur interesat e tyre rajonalë, përfshirë luftërat e deleguara dhe mbështetjen për operacionet paraushtarake. Megjithatë të dyja kanë sinjalizuar gatishmëri për të bashkëpunuar me SHBA për të mundur ISIS dhe ndoshta për të zgjidhur probleme të tjera gjithashtu. SHBA deri më tani i ka shpërfillur këto oferta, sepse është përqendruar në rrëzimin e Assad.

Establishmenti i politikës së jashtme të SHBA fajëson presidentin rus, Vladimir Putin për mbrojtje të Assad, ndërsa Rusia fajëson SHBA që po përpiqet ta rrëzojë atë. Këto ankesa mund të duken simetrike, por nuk janë. Përpjekja nga SHBA dhe aleatët për të rrëzuar Assad dhunon Kartën e OKB, ndërsa mbështetja e Rusisë për Assad është konsistente me të drejtën e Sirisë për vetëmbrojtje sipas Kartës. Po, Assad është një despot, por Karta e OKB nuk i jep leje asnjë vendi të zgjedhë se cilët despotë të rrëzojë.

Mbetja në fuqi e ISIS nënvijëzon tre gabime strategjike të politikës së jashtme të SHBA, bashkë me një gabim taktik.

Së pari, kërkesa neokonservatore për hegjemoni të SHBA përmes ndryshimit të regjimit nuk është vetëm arrogancë e paarsyeshme; është një dredhi klasike imperiale. Ka dështuar kudo që SHBA e ka provuar. Siria dhe Libia janë shembujt më të fundit.

Së dyti, CIA ka armatosur dhe trajnuar prej kohësh xhihadistët suni përmes operacioneve të fshehta financuar nga Arabia Saudite. Në këmbim, këto xhihadistë i dhanë jetë ISIS, që është një pasojë direkte, nëse e papritur, e politikave të ndjekura nga CIA dhe partnerët e saj sauditë.

Së treti, perceptimi i SHBA për Iranin dhe Rusinë si armiq të paepur të Amerikës është në shumë mënyra demode dhe një profeci vetëpërmbushëse. Një rivendosje e marrëdhënieve miqësore me të dyja vendet është e mundur.

Së katërti, nga ana taktike, përpjeka e SHBA për të luftuar një luftë me dy fronte kundër Assad dhe ISIS ka dështuar. Ndonëse Assad është dobësuar, xhihadistët suni, përfshirë ISIS dhe Frontin al-Nusra kanë mbushur boshllëkun.

Assad dhe homologët e tij irakian mund të mundin ISIS nëse SHBA, Rusia, Arabia Saudite dhe Irani ofrojnë mbështetje ajrore dhe logjistike. Po, Assad do të mbeste në pushtet; po, Russia do të mbetet një aleat me Sirinë; dhe po, Irani do të kishte ndikim atje. Sulmet terroriste padyshim do të vazhdojnë, mbase edhe në emër të ISIS për ca kohë; por grupi do ta humbiste bazën e operacioneve në Siri dhe Irak.

Një rezultat i tillë jo vetëm do t’i jepte fund përhapjes së ISIS në Lindjen e Mesme; por mund të hapte rrugën për zbutje të tensioneve rajonale më në tërësi. SHBA dhe Rusia mund të fillonin të hiqnin dorë nga lufta e re e ftohtë përmes përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar terrorizmin xhihadist. (Një zotim që NATO nuk do të pranojë Ukrainën apo nuk do të përshkallëzojë mbrojtjen me raketa në Europën Lindore mund të ndihmojë gjithashtu).

Ka edhe më tepër. Një qasje bashkëpunuese për të mundur ISIS mund t’i japë Arabisë Saudite dhe Turqisë arsye dhe mundësi për të gjetur një marrëveshje të re me Iranin. Siguria e Izraelit mund të shtohet duke qasur Iranin me një marrëdhënie bashkëpunuese ekonomike dhe gjeopolitike me Perëndimin, në këmbim të shtimit të shanseve për një marrëveshje me dy shtete me Palestinën.

Fuqizimi i ISIS është një simptomë e mangësive të strategjisë aktuale Perëndimore – veçanërisht të SHBA. Perëndimi ka aftësinë ta mundë ISIS. Pyetja është nëse SHBA do ta ndërmarrë rivlerësimin strategjik të nevojshëm për ta arritur këtë. /reporter.al/

Exit mobile version