Telegrafi

Pse pica vjen në kuti katrore dhe jo të rrumbullakëta

Njerëzit thjesht po mësojnë pse pica vjen në kuti katrore dhe jo të rrumbullakëta.

Një shfrytëzues i TikTok, i cili shkon nën kontrollin e FactBuddy në platformën e mediave sociale, mori pjesë në debat dhe përgjigjet janë mjaft vetë-shpjeguese kur mendon për këtë.

Lexo po ashtu Historia dy mijë vjeçare e picës: Italianët e gatuan, amerikanët e njoftuan me botën

Të gjithëve u pëlqen pica, por shumë pyesin ‘pse kutitë e picave janë katrore kur pica brenda është rrethore?’

Një përdorues i TikTok-ut i quajtur FactBuddy ka hedhur pak dritë mbi këtë mister, raporton themirror.

@factbuddy21 Why Pizza Boxes Aren’t Round 🤨 #why #pizzabox #pizza #fyp #fypシ #viral #viralvideos #trending #viral_video #trendingvideo #factbuddy21 ♬ original sound – FactBuddy

Në një video të shkurtër të titulluar “zbulohet arsyeja pse kutitë e picave janë katrore dhe jo të rrumbullakëta”.

“A keni menduar ndonjëherë pse kutitë e picave janë katrore? Picat janë të rrumbullakëta, ndaj a nuk duhet të jenë edhe kutitë e rrumbullakëta? Epo, në të vërtetë ka pasur dizajne për kuti të rrumbullakëta për më shumë se 15 vjet. Dyqaneve të picave zakonisht nuk u pëlqejnë t’i përdorin ato”, shpjegoi ai.

Lexo po ashtu Pica më e shtrenjtë në botë kushton mbi dhjetë mijë euro

Ka një arsye tjetër pas kësaj enigme. Videoja, e pëlqyer nga mbi 100 përdorues të TikTok, vazhdoi se “shikoni, kutitë e rrumbullakëta përdorin disa copa kartoni dhe janë të vështira për t’u mbërthyer, por kutitë katrore janë më të lira për t’u prodhuar, ku kërkohet vetëm një fletë e vetme kartoni”.

Një përdorues i TikTok shtoi misterin rreth tyre, duke thënë se “kutia e picës është katrore, pica është e rrumbullakët, por më pas pritet në trekëndësha”. /Telegrafi/