Telegrafi

Pse operacioni për humbje peshe e shëron diabetin?

Hulumtimi tregon se shërimi ka të ngjarë të shpjegohet nga veprimet e qelizave të specializuara në zorrë të cilat e sekretojnë një koktej të hormoneve të fuqishme kur hamë.

Gjatë hulumtimit, ekipi tregoi se qelizat hormonale të barkut për të cilat më parë mendohej se e përmbajnë vetëm një hormon, kishin deri në gjashtë hormone, përfshirë edhe hormonin për uri, grelinën.

Udhëheqësi i ekipit të studimit, dr. Craig Smith, një ligjërues i lartë i Fiziologjisë së Qelizave Molekulare, tha: "Hulumtimi ynë përqendrohet në qelizat enteroendokrine të cilat e ‘shijojnë’ atë që ne e hamë dhe si përgjigje e lirojnë një koktej të hormoneve që komunikojnë me pankreasin, për ta kontrolluar lirimin e insulinës në tru, për ta përcjellë ndjenjën e të qenit të ngopur dhe për ta optimizuar dhe maksimizuar tretjen dhe absorbimin e ushqyesve."

"Në rrethana normale, të gjitha këto janë faktorë të rëndësishëm për të na mbajtur të shëndetshëm dhe të ushqyer. Por këto qeliza mund të mosfunksionojnë dhe të rezultojë në ngrënia të pakët ose ngrënie të tepërt."

75% e njerëzve që vuajnë nga obesiteti, dhe të cilët gjithashtu kanë diabet janë shëruar nga diabeti pasi që u ishte bërë bajpasi gastrik dhe dr. Smith thotë se të kuptuarit se si operacioni i bajpasit e shëron diabetin është thelbi i hulumtimit të ekipit të tij.

"Këtu gjërat fillojnë të bëhen vërtetë interesante për shkak se lloji më i zakonshëm i bajpasit (anashkalimit) gastrik në fakt e anashkalon një pjesë të qelizave të hormoneve të stomakut. Mendohet se kjo shkakton që qelizat hormonale të stomakut të ndryshohen dhe të riprogramohen. Për ne, të kuptuarit se si ndryshojnë këto qeliza si reagim ndaj operacionit ka të ngjarë të jetë çelësi për një shërim nga diabeti," vazhdon tutje dr. Smith.