Telegrafi

Pse nuk mund të humbni në peshë?

Nëse ju përmbaheni këshillove kyçe si ajo për ushtrime të rregullta dhe konsumimit të ushqimit të shëndetshëm në luftë për dhjamin e padëshiruar, ndërsa që rezultatet mungojnë është koha që të merreni me “grumbulluesit” e fshehtë të kilogramëve dhe t’i mposhtni me shkathtësi.

Stresi

Gjendjet kronike stresuese i pamundësojnë trupit që të heqë qafe kilogramët shtesë pa marrë parasysh se sa shumë ushtroni dhe ushqeheni shëndetshëm. Energjia të cilën e shpenzoni me një të qeshur është e barabartë me 15 minuta ngasje të biçikletës së dhomës, prandaj disponimi i mirë dhe buzëqeshja ndikojnë për ta luftuar stresin dhe dhjamin e grumbulluar.

Karbohidratet e dëmshme

Për të arritur rezultate të dukshme dhe për ta mposhtur dhjamin dëgjoni këshillat e ekspertëve që ushqimin ta konsumoni dy orë para se t’i filloni ushtrimet. Karbohidratet e dëmshme zëvendësojini me ushqimin e pasur me proteina dhe fibra.

Vetëm kardio-ushtrimet nuk mjaftojnë

Ushtrimet e forta ju ndihmojnë që ta ruani indin muskulor, derisa në të njëjtën kohë dhjamin e shkrini me ushtrimet shtesë kardio. Prandaj kombinimi i këtyre dy ushtrimeve në luftë kundër dhjamit është më me ndikim.

Anashkalimi i kafjallit

Nëse nuk konsumoni diçka një orë pasi të jeni zgjuar nga gjumi, yndyrat në trup të grumbulluara gjatë natës mbesin aty dhe nuk fillon shkrirja e tyre. Një kafjall të shëndetshëm me proteina dhe fibra që mund t’i hasim në prodhimet e qumështit me pak kalori, perime me lëvozhgë të fortë dhe flluska.

Anashkalimi i shujtave me mish të peshkut

Mishi i peshkut është i pasur me aminoacidet omega- 3, ndikojnë në përmirësimin e disponimit për të pasur një lëkurë të bukur, por edhe në rregullimin e peshës. Acidet yndyrore të pangopura përmirësojnë ndjeshmërinë në insulinë me ç’rast vjen deri tek forcimi i muskujve dhe pakësimi i shtresave dhjamore në stomak. Mu për këtë arsye, në menynë tuaj javore, në tryezën tuaj, tre herë duhet të ketë mish peshku me bollëk. /Telegrafi/