Site icon Telegrafi

Pse nuk më afrohen meshkujt?

Arma më e fortë e joshjes nuk është fustani i shkurtër i zi. Në fakt, është fytyra ajo që mund të thotë “eja” shumë më mirë sesa një veshje seksi, por vetëm nëse di t’i japësh shprehinë e duhur.

Në një sondazh të fundit në sajtin Wing Girl Method, shumica e meshkujve ka thënë që arsyeja kryesore pse ata nuk i flasin apo nuk flirtojnë me një femër është sepse ajo iu duket e paafrueshme.

Wing Girl Method ka pyetur 200 meshkuj në Twitter dhe Facebook se çarë i pengon për t’i folur një femre. Në përfundim, 55 për qind kanë thënë që shprehja e blinduar e fytyrës së saj i ndalon të nisin një bisedë. Më e keqja është që në shumicën e rasteve femrat nuk janë të ndërgjegjshme që e kanë këtë lloj shprehie.

Burrat, sipas specialistëve, nuk duan të refuzohen apo të bëjnë një hap fals, prandaj nëse një femër i shikon si me nerva, pse duhet t’i afrohen? Ah-ha – e zbuluam sekretin! Po çfarë duhet bërë?

Më poshtë janë disa këshilla për ty. Dhe kur dikush të të kërkojë për të dalë, ki parasysh shtatë sekretet për një takim të parë fantastik që të siguron edhe një takim të dytë.

Si të jesh më e afrueshme

Je tipi që mbështetet pas murit dhe kryqëzon duart? Apo që rri e mërzitur dhe nuk i ngre sytë nga telefoni?

Atëherë, ti jep përshtypjen e një vajze të armatosur gati për të hedhur në erë egon e një djali sapo ai të hapë gojën dhe si pasojë ai nuk përpiqet fare të të flasë.

Ti duhet ta heqësh atë sjelljen “më rri larg” dhe të nisësh t’u japësh meshkujve arsye të besojnë që do priten ngrohtë.

Pra rri drejt, zgjidhi duart dhe qesh ndërkohë që flet me miqtë në tavolinë që ta përhapësh sharmin dhe personalitetin tënd si një ftesë për meshkujt.

Alternativa tjetër?

Kur shikon një djalë që po të sheh, afroju dhe përshëndete. Ata nuk e kanë fare problem që një vajzë po i gjuan, përkundrazi u pëlqen shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version