A duhet të ketë vend në jetën politike për adoleshentët, apo priremi, që t’ua lëmë të tjerëve, të cilët këtë fushë e kanë vokacion. Mirëpo, shtrohet pyetja, a duhet që ne vetë të ‘luftojmë’ për të ardhmen tonë, apo të presim, që të tjerët, të përcaktojnë fatin tonë?
Shkruan: Diell Kajtazaj
Të rinjtë përbëjnë një pjesë të madhe të popullatës, por, përkundër kësaj, ata nuk janë të përfaqësuar në harmoni me këtë numër. Dihet mirëfilli se në një demokraci të konsoliduar, vendimet duhet të merren nga ata për të cilët zbatohen ato vendime. Mirëpo, të rinjtë i dinë mësë miri nevojat dhe kërkesat e veta!
Ne jemi gjithmonë në fund të renditjes evropiane, por këtu duam të jemi ndër të parët, tashmë me adoleshentët gëzojnë këtë të drejtë – duam të bashkohemi me vendet anëtare të BE-së (Austria, Norvegjia, Skocia, Sllovenia, një pjesë e Gjermanisë dhe Zvicrës), por edhe disa shtete në botë, që u dhanë të drejtën e votës të rinjve nën 18 vjeç në zgjedhjet lokale.
Meqenëse të rinjtë në Kosovë në moshën 16 vjeç kanë të drejtën për punë të përhershme, kjo indirekt i kualifikon ata për të marrë vendime për jetën në komunitetin e tyre lokal. Në këtë mënyrë, përfshirja e të rinjve në procesin e vendimmarrjes do të stimulohej sa më herët dhe sa më me përgjegjësi dhe autoritetet lokale do të inkurajohen t’u kushtojnë më shumë vëmendje problemeve të të rinjve në komunitetet e tyre.
Nëse të rinjtë nga 16 apo 17 vjeç tashmë patjetër marrin vendime serioze siç është zgjedhja e fakultetit, atëherë mund të pritet që po ata të rinj mund të zgjedhin ata njerëz të cilët do t’i drejtojnë strukturat e pushtetit.
Të rinjtë tanë, falë mjeteve të komunikimit masiv, veçanërisht atyre elektronike, janë të informuar deri në detaje për të gjitha fushat e jetës. Nisur nga ky fakt, konsideroj se ata duhet ta gëzojnë të drejtën e votës, sepse, kësisoj do të fokusoheshin edhe më thellë në hullitë e dijës për rrjedhat politike, jo vetëm rajonale, por edhe globale! Ata, tashmë janë të aftë të vlerësojnë se, kush ka bërë më shumë, në fushat, të cilat të rinjtë kanë interesim, sikurse është sporti, arsimi e kultura. Poashtu, është legjitim interesi i tyre për të ditur se çka afrojnë partitë politike për të ardhmen e tyre, kur dihet mirëfilli se një mandat katërvjeçar, është, pothuajse vendimtar për fatin e shumë gjeneratave!
Unë jam pro të drejtës së votës për të rinjtë 16-17 vjeç dhe aktualisht po i ndek me interesim të shtuar debatet, ku janë të përfshirë, prindërit dhe pushtetarët, në shumë vende të ndryshme të botës!
Me pak fjalë, të rinjtë do të përfshihen më shumë në vendimmarrje, që fillon që nga e drejta e tyre e votës, çka do të sjellë që partitë politike do të fillojnë t’i fokusojnë programet e tyre më shumë te politikat rinore, arsimore, punësimin e të rinjve, pasi do të jenë të interesuara për të marrë sa më shumë mbështetje nga ky grup interesi.
Duke iu dhënë sa më shumë hapësirë dhe duke përfshirë sa më shumë të rinj nëpër listat zgjedhore, do t’i motivonte të rinjtë që në numër sa më të madh, të votonin për subjektin apo individin e preferuar!
Nisur nga kjo, vota e adoleshentëve gjithsesi do t’i motivonte shumë të rinj, që të bëheshin pjesë e proceseve zgjedhore, duke i bërë ata faktor të zgjedhjeve, por edhe përcaktues të rezultateve të tyre!
Shumëkush, pa të drejtë, ose paragjykojnë se të rinjtë e moshave 16-17 vjeç, ende nuk janë të ‘pjekur’ për çështje serioze, ngaqë, kinse janë të dhënë pas aventurave. Por, pikërisht ky fakt i bën ata të veçantë, sepse janë plot elan, ëndrra të ëmbla, ide të reja, të dobishme për vetën, familjen dhe shoqërinë!
Është gabim, që pjesa më vitale e kombit t’i lihet vetvetes dhe të bëhet e pa shpërfillshme, duke e lënë në letargjinë e tyre. Është pikërisht rinia, e cila do ta këtë mbi supe të ardhmen e vendit të vet, prandaj, qysh tash duhet të jetë pjesëmarrëse e trendëve dhe perspektivës afatgjate të një shoqërie serioze dhe me dije!
Pse duhet të rinjtë të përfshihen në politikë?
Ne nuk duhet të merremi me politikë, por ajo do të fillojë të merret me ne. Na pëlqen apo jo, politika ndikon në jetën tonë, por gjithashtu na jep mundësi t‘i artikulojmë idetë tona, të punojmë në tema që na interesojnë dhe të shkëmbejmë mendime me moshatarët tanë.
Politika është interesi i grupit aktual dhe përcaktohet se merret me të mirën e përbashkët. Të rinjtë kanë nevojë dhe duhet të luftojnë për të drejtat dhe nevojat e tyre, sepse krijojnë botën në të cilën do të jetojnë.
Ne kemi lindur në botën e teknologjisë, asgjë nuk është e panjohur për ne, ne përshtatemi shpejt, por gjithashtu mësojmë se çfarë është shumë e rëndësishme për përparimin shoqëror.
Shumë të rinj këto ditë po i pyesin të gjithë nëse presin ndryshime pas zgjedhjeve. Disa prej tyre udhëhiqeshin nga ky entuziazëm për ndryshim dhe dëshironin të ndryshonin diçka.
Nëse e kthejmë vëmendjen, shumica do të bien dakord se ata që ishin në pushtet nuk bënë shumë për rininë; ne duhet ta marrim jetën në duart tona, të luftojmë dhe të përballemi me të vërtetën dhe fatin tonë, cilido qoftë ai.
Prandaj, përmes nënshkrimeve për të gëzuar të drejtën e votës, jam i bindur thellë se vendi im, do të ecte përpara, më shpejt dhe më sigurt, sikur të kishte më shumë të rinj në vendimmarrje.
Tani e tutje të gjithë duhet të vazhdojmë ta mbështesim këtë kauzë për t’i dhënë një perspektivë të re demokracisë dhe të rinjve derisa ajo të bëhet realitet. /Telegrafi/
Why don’t I have voting rights?
Should there be space for teens within politics, or is there a tendency to leave this to those who have a vocation in this field? Yet, the question arises, should we ‘fight’ for our future ourselves or wait for others to determine e our fate?
Writes: Diell Kajtazaj
Young citizens make up a large part of the population, but, despite this fact, they are not represented equivalently to this number. It is well known that in a consolidated democracy, decisions must be made by those to whom those decisions apply. In addition to that, young people are well aware of their needs and requests!
We are always at the bottom of the European rankings, but regarding this case, we should be among other teens that celebrate the right to vote – we want to join EU member states (such as Austria, Norway, Scotland, Slovenia, a part of Germany, and Switzerland) and some other world state members that have granted teens below 18 years old the right to vote in local elections.
Since young citizens in Kosovo have the right to permanent employment, at 16 years old, this indirectly qualifies them to make decisions regarding their life within the local communities. In this way, the involvement of young people in the decision-making process would be stimulated as early and responsibly as possible and local authorities would be encouraged to pay more attention to the problems of young people in their communities.
If young people aged 16 or 17 already make serious decisions such as choosing a university, then it can be expected that the same young people can choose the people who will run power structures in their country.
Thanks to the mass media, young generations are meticulously informed about all areas of life. Based on this fact, they should enjoy the right to vote, because, in this way, they would focus even more deeply on not only regional but also global political currents! They are now able to assess who has contributed more to areas that young people are interested in, such as sports, education, and culture. Also, their interest in what political parties are offering is quite relevant since it is well known that a four-year term is, almost, crucial for the fate of many generations!
I am in favor of the right to vote for young people aged 16-17 and I am currently following this debate, where parents and rulers are involved, in many different countries of the world!
In short, young people will be more involved in decision-making, starting with their right to vote, which will lead to political parties starting to focus their programs more on youth education policies and employment of young people, as they will be interested in receiving as much support as possible from this interest group.
Giving as much space as possible and including as many young people in the electoral lists, would motivate young people to vote for their favorite subject or individual in large numbers!
Given this, the vote of teenagers would certainly motivate many young people to become part of the electoral process, making them a considerable factor of elections, but also determinants of their results!
Many, unjustly, prejudge that young people aged 16-17, are not yet ‘mature’ for serious matters, because they are, ostensibly, given to adventures. But it is this fact that makes them special, because they are full of enthusiasm, sweet dreams, new ideas, useful for themselves, their families, and society!
It is a mistake to leave the most vital part of the nation to itself and become negligent, leaving them in their hibernation. It is precisely the youth, which will have on its shoulders the future of this country, therefore, from now on, they must be a participant in the trends and long-term perspective of a serious and knowledgeable society!
Why should young people get involved in politics?
We should not deal with politics, but it should start dealing with us. Like it or not, politics affects our lives, but it also allows us to articulate our ideas, work on topics that interest us, and exchange ideas with our peers.
Politics is the interest of the current group and is determined to deal with the common good. Young people need and must fight for their rights and needs because they are creating the world in which they will live.
We have been born into the world of technology, nothing is unknown to us, we adapt quickly, but we also learn what is very important for social progress.
Many young people these days are asking everyone if they expect any change after the election. Some of them are driven by this enthusiasm for change and want to change something.
If we turn our attention, most will agree that those in power did contribute much to the youth; thus, we must take life into our own hands, fight and face our truth and destiny, whatever it may be.
Therefore, I am deeply convinced that my country would move forward, faster, and more confidently, if there were more young people involved in decision-making and voting.
From now on, we must all continue to support this cause, to give a new perspective to democracy and the youth until it becomes a reality. /Telegrafi/