Site icon Telegrafi

Pse nuk erdhi Action Bronson në Prishtinë?

Action Bronson, reperi me prejardhje shqiptare, është ndër rep-artistët më të veçantë në Amerikë.

Ai madje edhe krahasohet me legjendarin Ghostface Killa, pjesëtar i grupit Wu-Tang.

Përveç karrierës së tij në rap, Action Bronson është edhe një kuzhinier i talentuar, e cila ia mundësoi atij edhe një emision gatimi me Vice Records.

Ai brenda viteve të fundit u bë i famshëm nga miliona klikime në ‘Youtube’ dhe krahasimi me Ghostface vetëm sa i ndihmoi.

Është thënë se Action Bronson do të vijë të performojë në Prishtinë, por tani thuhet se për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, do ta gjejë një kohë më të përshtatshme për të ardhur, raporton Express i KTV-së.

Për momentin ai nuk ka ndonjë projekt të madh, dhe për herë të fundit është parë duke udhëhequr Çmimet Webby.

Exit mobile version