Oraret e çrregullta të gjumit sjellin probleme me ankthin dhe depresionin në të ardhmen.
Fëmijët që flenë dhe zgjohen sipas dëshirës, pa u ‘detyruar’ nga prindërit, janë më të rrezikuar ndaj mbipeshës dhe obezitetit.
Të rinjtë që kanë luhatje me oraret e gjumit, kanë edhe çrregullime me orën e tyre të brendshme.
Sipas studiuesve të Universitetit të Kolegjit në Londër, kjo sjell uljen e niveleve të hormonit leptin, përgjegjës për oreksin dhe ndjesinë e ngopjes.
Ata zbuluan se oraret e ndryshme të gjumit kanë më shumë ndikim tek pesha e fëmijëve sesa koha që kalojnë para televizorit ose aktiviteti fizik.
Në kohët moderne, edhe fëmijët ashtu si prindërit, mund të shmangin ngrënien e mëngjesit, të qëndrojnë deri vonë dhe të flenë më shumë ose më pak, në varësi të agjendës që kanë të nesërmen.
Nuk është e këshillueshme që një fëmijë të flejë një ditë në orën 7, të nesërmen në 11-të, pastaj një orar midis 8-ës dhe 10-ës.
Oraret e çrregullta të gjumit mund të jenë shumë problematike.
Burimi: Daily Mail