Mund t’ju duket ide e mirë hedhja e zbutësit të rrobave në guaskën e tualetit, që aroma të jetë më e mirë, megjithatë nuk duhet ta bëni këtë.
Kështu së paku rekomandojnë ekspertët, pas një videoje virale në TikTok ku një person hedh këtë detergjent në tualet.
“Jo, jo, jo! Mund të ketë erë të këndshme, por dëmton tualetin tuaj dhe mund të bllokojë pjesët brenda, të thyejë vulat e gomës të kanalit të guaskës dhe të bllokojë bakteret, duke i bërë erërat edhe më të këqija”, thotë Ryan Knoll, pronar i Tidy Casa.
Ngjashëm mendon edhe Constantin Geambasu, pronar i Water Rehab.
“Asnjëherë mos përdorni zbutës rrobash ose ndonjë detergjent të stilit të rrobave në tualetin tuaj”, thotë ai.
“Ato mund të shkaktojnë probleme të mëdha pasi zbutësit e rrobave përmbajnë shumë kimikate që nuk janë të përshtatshme për hidraulikun e tualetit, veçanërisht përbërësit e brendshëm në rezervuar”.
Ndonëse ideja që banja juaj të ketë erë si rroba të freskëta me çdo shpëlarje mund të jetë tunduese, rreziqet e mundshme tejkalojnë përfitimet.
Jessie Cannizzaro një hidraulike gjithashtu shprehu shqetësimet e saj lidhur me këtë truk. /Telegrafi/