Telegrafi

Pse nuk duhet përdorur antibiotikët në mënyrë preventive?

Little girl taking medicine

Bakteret e tyre i quajmë baktere antibiotik-rezistente. Këto baktere mund të shkaktojnë në organizëm infeksione shumë më serioze, e për t’u mjekuar këto infeksione nevojiten antibiotikë shumë më të fuqishëm të cilët mund të shkaktojnë efekte anësore shumë më të dëmshme, e po ashtu janë më të shtrenjtë.

Duke i dhënë fëmijës tuaj antibiotikun që nuk i nevojitet, nuk do t’i ndihmoni që ta mjekoni sëmundjen ose të pengoni zgjerimin e infeksionit.

Përkundrazi, marrja e antibiotikëve joadekuat mund të shkaktoj reaksione serioze të padëshiruara. Disa prej këtyre reaksioneve më të shpeshta janë: mundimi, barkqitja dhe dhembjet në bark.

Antibiotikët po ashtu mund të shkaktojnë irritim të zorrëve, si pasoj e shkatërrimit të florës normale bakteriale në zorrë dhe shumëzimit të baktereve patogjene, siç është C. difficile.

Kjo manifestohet me barkqitje, ethe, dhembje barku, e ndonjëherë mund të ketë edhe përfundim letal.

Antibiotikët, gjithashtu, mund të shkaktojnë edhe reaksione alergjike të cilat kërkojnë një ndërhyrje urgjente. Te vajzat nga përdorimi i tepërt i antibiotikëve mund të shkaktohet kandidiaza vaginale.

Nuk është e saktë, se me dhënien e antibiotikëve në fillim të infeksionit, ai mund të pengohet ose të shkurtohet rrjedha e tij. Çdo sëmundje ka kohëzgjatjen e saj. /Telegrafi/