Dr Brian Morton, drejtor i ‘AMA Council of General Practice’ thotë se kjo ndjesi mund të krijohet edhe nga faktorë të tjerë si çrregullimet hormonale, problemet me gjumin, stresi, depresioni etj.
Disa nga simptomat e tjera përveç ndjesisë së të vjellave mund të jenë edhe djersitja e tepërt dhe rrahjet e shpeshta të zemrës.
Morton tha se ndonjëherë truri nuk prodhon në mënyrë natyrale disa hormone kur ju çoheni në mëngjes, si adrenalina apo serotonina.
Duke qenë se femrat për shkak të periodave gjatë muajit kanë çrregullime të hormoneve, atyre i ndodh kjo ndjesi në mëngjes më shpesh se meshkujt.
Si mund ta luftoni atë:
-Sigurohuni që keni ngrënë darkë.
-Shmangni konsumimin e tepërt të alkoolit dhe pini më pak lëngje në darkë.
-Ndryshoni regjimin ushqimor.
-Rrisni nivelin e fibrave në ditën tuaj.
-Pini qumësht për të zbutur këtë ndjesi ose antiacide. /Telegrafi/