Telegrafi

Pse ndërkombëtarët nuk e kanë më vëmendjen tek Kosova?

Lufta në Ukrainë, luftimet në disa shtete në Lindje të mesme dhe zhvillime të tjera nëpër botë, sipas njohësve të zhvillimeve ndërkombëtare, kanë bërë që Kosovë të kalojë në çështje e temë tretësore për ndërkombëtarët.

Intervista e fundit e kryeministrit Albin Kurti për agjencinë botërore të lajmeve, Associated Press, ku ndër të tjera thotë se fitorja e Rusisë në Ukrainë do ta trimëronte Serbinë, është vetëm njëra ndër shumë deklaratat ku flet për gjeopolitikën dhe zhvillimet botërore, duke i ndërlidhur me rajonin.

Lufta në Ukrainë, kriza në lindje të mesme dhe shumë zhvillime botërore, sipas ekspertëve të gjeopolitikës, kanë bërë që ndërkombëtarët të mos e kenë fare vëmendjen të Kosova.

Gazetari dhe analisti, Ben Andoni vlerëson se këtë fakt e ka kuptuar Kryeministri.

“Në këtë moment çështja e Kosovës është tretësore dhe këtë z. Kurti e ka kuptuar shumë mirë, pa çka deklaratave të tij që po e shfrytëzon shumë mirë për diskursin e vet të brendshëm, dhe sidomos për politikën elektorale që i duhet për zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka thënë Andoni.

Andoni thotë largimi i vëmendjes nuk ka ndodhur vetëm për fajin e Kosovës, ndonëse vlerëson se politika kosovare i ka lëshuar disa momentume të mira.

Sipas tij, aktualisht faktorit ndërkombëtar i intereson ta ruajë status-quon në raportet Kosovë-Serbi.

Qëndrim të përafërt ka edhe ish-diplomati, Blerim Canaj.

Sipas ish-zëvendës ambasadorit në Gjermani, prania e Kurtit në mediat ndërkombëtare më shumë se në ato vendore, dhe deklaratat për problemet ndërkombëtare, po vlerësohen strategji për t’iu shmangur diskutimeve për qeverisjen e brendshme./TV Dukagjini/