Lumi B ka publikuar projektin e ri të tij.
“Pse m’le” titullohet projekti i ri nga top reperi i estradës shqiptare.
Kënga është punuar nga BigBang në shtëpinë e hiteve RedBox.
Videoklipi është punuar nga PinkMoon dhe është mjaft atraktiv.
Ky projekt e sjell ndryshe Lumin nga herët e kaluara, kur prurjet e tij zakonisht ishin hite ritmike.
Lumi B ishte një prej artistëve më të angazhuar gjatë verës me shumë koncerte në mbarë trojet shqiptare. /Telegrafi/