Paolo Maldini ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me Milanin, sepse kërkon garanci financiare në klub dhe fuqi më të madhe vendimmarrëse.
Kuqezinjtë janë blerë nga RedBird, por Elliott Management mbetet si aksionarë pakicë.
Maldini dhe drejtori Frederic Massara janë nën kontratë vetëm deri më 30 qershor dhe vonesa për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja ka filluar të shtojë disa pyetje.
Gazeta Corriere dello Sport shkruan se kjo vonesë është për shkak se Maldini dëshiron garanci për fuqi më të madhe vendimmarrëse brenda klubit.
Maldini po kërkon të ndajë ose të marrë më shumë nga detyrat nga CEO, Ivan Gazidis.
Madje gazeta shton se Maldini dëshiron të jetë një figurë e ngjashme me Beppe Marottan e rivalëve të Interit.
Milani e ka kthyer titullin e kampionit dhe Malidnin llogaritet si një nga më meritorët. /Telegrafi/