Mediat angleze dhe italiane shkruajnë se Manchester United është i gatshëm të aktivizojë klauzolën e lirimit të Kim Min-jae në janar, por klauzola nuk është e vlefshme në afatin kalimtar të dimrit.
Reprezentuesi i Koresë së Jugut ka impresionuar në muajt e tij të parë në Napoli me dy gola në tetë paraqitje në të gjitha garat dhe disa paraqitje solide në mbrojtje.
CNN Turkey raportoi këtë mëngjes se Manchester United po monitoron 25-vjeçarin ndërsa media të tjera në Mbretërinë e Bashkuar sugjerojnë se Djajtë e Kuq do të jenë gati të paguajnë klauzolën e tij prej 45 milionë euro në janar.
Megjithatë, sipas Gianluca Di Marzio të Sky Sport Italia, klauzola e lirimit të Kim nuk është e vlefshme në afatin kalimtar të dimrit dhe është rreth 50 milionë euro.
Prandaj, klubet e interesuara për mbrojtësin mund të aktivizojnë klauzolën e tij vetëm duke filluar nga vera e vitit 2023.
Kim zëvendësoi Kalidou Koulibaly gjatë verës, duke iu bashkuar Napolit për 18 milionë euro nga Fenerbache./Telegrafi/