Telegrafi

Pse makinat pa shofer duhen programuar për të vrarë?

Makinat që voziten vetë janë tashmë duke shëtitur rrugët. Por para se të shpërndahen në gjithë botën, projektuesit e makinave duhet të zgjidhin një dilemë etike të pamundur për moralin algoritmik.

Kur bie fjala te teknologjia automobilistike, makinat që voziten vetë janë tema më e nxehtë tani.

Karakteristikat standarde në shumë makina normale përfshijnë kontrollin inteligjent, programe për parkim paralel, dhe madje parakalim automatik – karakteristika që të lejojnë të ulesh pa bërë gjë, ndoshta jo i qetë, dhe të lejosh një kompjuter të vozisë.

Prandaj nuk është befasuese që prodhues makinash po fillojnë të mendojnë për makina që do të marrin vozitjen nga duart tona totalisht. Këto makina do të jenë më të sigurta, të pastra, dhe më efikase në harxhimin e karburanteve sesa makina manuale. Por ato nuk mund të jenë të sigurta maksimalisht.

Dhe kjo ngrit disa çështje të vështira. Si duhet të programohet makina për të vepruar në rast të një aksidenti të paevitueshëm? A duhet të minimizojë humbjen e jetëve, edhe nëse do të thotë sakrifikimin e pasagjerëve, apo duhet të mbrojë pasagjerët me çdo kusht? A duhet të zgjedhë mes ekstremeve në mënyrë të rastësishme?

Përgjigjet për këto pyetje etike janë të rëndësishme sepse ato mund të kenë ndikim të madh në mënyrën se si do të pranohen në shoqëri këto makina që voziten vetë. Kush do të blinte një makinë që do të sakrifikonte pronarin?

Pra a mund të ndihmojë shkenca? Sot, ne kemi një përgjigje duke iu falënderuar punës së Zhan-Fransua Bonnefon në Shkollën Toulouse të Ekonomisë në Francë dhe disa shokëve. Këta djem thonë që edhe pse nuk ka përgjigje të saktë apo të gabuar në këto pyetje, opinioni publik do të luajë rol të rëndësishëm në si, ose nëse, makinat që voziten vetë do të pranohen.

Prandaj ata nisën të vlerësojnë opinionin e publikut duke përdorur shkencën e re të etikës eksperimentale. Kjo përfshin paraqitjen e dilemave etike tek një numër i madh i njerëzve për të parë se si përgjigjen. Dhe rezultatet janë interesante, sadopak të parashikueshme. “Rezultatet tona paraqesin një përpjekje të parë në çështjet e mprehta të ngritura nga algoritmet morale për makinat autonome”, thonë ata.

Kjo është natyra e dilemës. Paramendo në të ardhmen jo-të-largët, ju zotëroni një makinë që vozitet vetë. Një ditë, ndërkohë që ju jeni në makinë, një numër ngjarjesh fatkeqe shkaktojnë që makina të drejtohet drejt një turme prej 10 personash që po kalojnë rrugën. Nuk mund të ndalojë në kohë por mund t’i shmanget vrasjes së 10 personave duke iu drejtuar një muri. Por, kjo përplasje do të të vrasë ty, pronarin dhe pasagjerin. Çfarë duhet bërë?

Një mënyrë për të iu qasur këtij problemi është të veprosh në një mënyrë që minimizon humbjen e jetëve. Në këtë mënyrë të të menduarit, vrasja e një personi është më mirë se vrasja e 10.

Por kjo qasje ka pasoja tjera. Nëse më pak njerëz blejnë makinat që voziten vetë sepse ato janë të programuara për të sakrifikuar pronarët e tyre, atëherë më shumë njerëz do të vdesin sepse makinat normale përfshihen në më shumë aksidente. Rezultati është një situatë me përfundim jo të lumtur.

Bonnefon dhe të tjerët po mundohen të gjejnë një rrugëdalje nga kjo dilemë etike duke matur opinionin publik. Ideja e tyre është që publiku ka më shumë gjasa të pajtohen me një skenar që përputhet me pikëpamjet e tyre.

Prandaj ata paraqitën këto lloje të dilemave etike tek qindra punëtorë të Amazon për të marrë vesh se çka mendojnë ata. Pjesëmarrësit kishin para vetes skenarë në të cilët një ose më shumë këmbësorë do të shpëtoheshin nëse makina shmanget drejt e në një pengesë, duke vrarë pasagjerin e saj apo një këmbësor.

Në të njëjtën kohë, hulumtuesit ndryshuan disa nga detajet si numri i këmbësorëve që do të shpëtoheshin, nëse vozitësi apo kompjuteri mori vendimin për shmangien dhe nëse nga pjesëmarrësit u kërkua të imagjinojnë që ata janë pasagjeri ose një person anonim.

Rezultatet janë interesante dhe të parashikueshme. Në përgjithësi, njerëzit janë rehat me idenë që makinat që voziten vetë duhet të programohen për të zvogëluar numrin e vdekjeve.

Kjo qasje praktike është për t’u lavdëruar por pjesëmarrësit ishin të gatshëm të shkonin vetëm kaq larg.

“Pjesëmarrësit nuk ishin aq të sigurt që makinat autonome duhet të programoheshin në atë mënyrë në realitet – dhe për një arsye të mirë: ata duan që të tjerët të shëtiten në makina autonome praktike, më shumë se sa që ata duan të blejnë një makinë të tillë,” përfunduan Bonnefon dhe të tjerët.

Dhe këtu qëndron paradoksi. Njerëzit janë në favor të makinave që sakrifikojnë pasagjerin për të shpëtuar jetë të tjera – për sa kohë që ata nuk duhet ta vozisin një makinë të tillë vetë.

Bonnefon dhe të tjerët treguan që puna e tyre përfaqëson hapat e parë në çfarë duket që do të jetë labirint diabolik dhe kompleks morali. Çështje të tjera që duhet të mendohen janë natyra e pasigurisë dhe vendosja e fajit.

Bonnefon dhe të tjerët thonë që këto çështje ngrenë shumë pyetje të rëndësishme: “A është e pranueshme për një makinë autonome të shmang një motoçikletë duke u përplasur me një mur, duke konsideruar që probabiliteti i mbijetimit është më i madh për pasagjerin e makinës, sesa për ngasësin e motoçikletës? A duhet të merren vendime tjera nëse ka fëmijë në makinë, meqenëse ata kanë jetë më të gjatë para tyre sesa të rriturit, dhe sepse ata kishin më pak mundësi zgjedhjeje për të qenë në makinë? Nëse një prodhues ofron versione të ndryshme të algoritmit moral, dhe blerësi zgjedh njërën nga to me qëllim, a është blerësi fajtor për pasojat e dëmshme e vendimeve të algoritmit?”

Këto probleme nuk mund të injorohen, thonë ekipi: “Ndërkohë që ne jemi gati për të financuar miliona makina autonome, marrja seriozisht e algoritmit moral nuk ka qenë kurrë më e nevojshme”.