Para se të konkludoni se macet janë vrasëse gjakftohta, duhet të mendoni për instinktet e tyre
E para dhe më e rëndësishmja është se macet gjuajtjen e kanë në gjak.
Një studim i fundit ka zbuluar se macet vrasin rreth një miliard kafshë të vogla çdo vit në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ato janë të këqija, por që nuk mund t’i rezistojnë dëshirës për të ngrënë mish.
Macet u bënë kafshë shtëpiake 10.000 vjet më parë, por ato ende ruajnë disa tipare gjenetike të paraardhësve të tyre të egër, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht kësaj, shumë mace nuk e hanë prenë e tyre, madje disa edhe nuk e vrasin atë.
Macet e sterilizuara shpesh e sjellin prenë si një dhuratë për pronarin e tyre. Në të vërtetë, në natyrë, macet nëna i mësojnë këlyshët e vet të sjellin pre të vdekur ose të plagosur.
Macet e zbutura sillen në mënyrë identike. Mirëpo, ato të sterilizuarat diturinë e tyre mbi gjuetinë nuk kanë kujt t’ia bartin, andaj në vend se t’ua sjellin koteleve, prenë ia sjellin pronarit.
/Telegrafi/