Site icon Telegrafi

Pse Lisandro Martinez quhet “Kasapi”? Shpjegohet pseudonimi i mbrojtësit të ri të Manchester United

Pseudonimet janë të kudondodhura në sport dhe futbolli nuk ka mungesë të tyre. Ronaldo Nazario njihej si ‘O Fenomeno’ ose Fenomeni, ndërsa, në qarqet argjentinase, Lionel Messi quhet La Pulga (‘Pleshti’) .  

Mbrojtësi i Manchester United, Lisandro Martinez, që mbërriti në “Old Trafford” tani ka një pseudonim që tingëllon brutal, pasi quhet ‘Kasapi i Amsterdamit’.

Martinez njihet si ‘The Butcher’ – ose ‘El Carnicero’ për të qenë më të saktë. Ai ka këtë pseudonim për shkak të stilit të tij agresiv të mbrojtjes, dueleve të forta me kundërshtarët dhe startet e ashpra, por të sakta.

 

Nofka iu dha reprezentuesit argjentinas gjatë kohës sa luante në Amsterdam nga tifozët e Ajaxit, të cilët ishin të impresionuar, pasi kishte fizik i vogël (1.75) për një qendërmbrojtës.

“Po, unë quhem Carnicero – Kasapi i Amsterdamit. Ne argjentinasit bëjmë gjithçka me pasion dhe kur dal në fushë, luftoj për çdo top. Nëse më duhet të kaloj mbi trupa të vdekur, e bëj”.

“Dua të fitoj çdo situatë 50-50 sepse e di që po luftoj për ushqim për çdo anëtar të familjes sime dhe për miqtë e mi. Kjo është ndjenja që kam – dhe çdo argjentinas ka. Është një lloj motivimi që nuk mundem ta shpjegoj ndryshme”, , kishte thënë Martinez për Daily Mirror përpara transferimit të tij te Manchester United.

Sigurisht, një kasap është ai që pret mishin si pjesë e profesionit të tij, kështu që pseudonimi mbart konotacione dhune, duke sjellë imazhe të këmbëve që shkelmohen.

Megjithatë, Martinez këmbëngul se ai nuk është një lojtar që bënë lojë të ndyrë dhe luan për të lënduar kundërshtarët.

“Unë nuk jam nga ata që bëj goditje të këqija, por e ndjek çdo top sikur të ishte i fundit”, ka treguar ai.

Pra, a justifikohet pseudonimi që ka më numrin e kartonëve? Duke marrë parasysh që Martinez mori vetëm katër kartonë të verdhë në Eredivisie për Ajax në sezonin e tij të fundit në klub, kjo nofkë nuk justifikohet plotësisht.

https://www.youtube.com/watch?v=Q3jVRkyFvqQ

Martinez krahasohet me me Gabriel Heinzen, i cili ishte i njohur për një stil loje pa kompromis. Ish-qendërmbrojtësi i Ajaxit ka zbuluar se Heinze ishte “një idhull” për të dhe e kishte ndjekur.

Futbollisti më i famshëm me pseudonimin ‘Kasapi’ është ish-mbrojtësi i Athletic Bilaos dhe Atletico Madrid, Andoni Goikoetxea, i cili njihej si ‘Kasapi i Bilbaos’. /Telegrafi/

Exit mobile version